Showbiz

Elon Musk thotë se piramidat u ndërtuan nga alienet, reagon ministrja e Egjiptit

Elon Musk ka mbështetur komunitetin e teorive kospirative sa i përket mënyrës së ndërtimit të piramidave e mbi të gjitha se kush i ka ndërtuar.

Me anë të një postimi në Twitter, krijuesi i “SpaceX” tha se beson se piramidat e famshme janë ndërtuar nga alienët.

Postimi i tij menjëherë i ka rënë në sy shtetit të Egjiptit duke kundërshtuar këtë teori dhe besim të tijin.

Ministrja e punëve të jashtme, Rania A. Al Mashat i bën një ftesë publike Elon Musk në Egjipt, në mënyrë që ai vizitojë piramidat dhe të edukohet mbi këtë informacion.

Ajo thekson se është e rëndësishme që Musk të eksplorojë piramidat dhe shkrimet në to për të mësuar se si janë ndëruar dhe se kush i ka ndërtuar.