Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”, OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.
LEXO EDHE: Fitorja e “Dardanëve” me Suedinë i heq shansin serbëve për Play Off-in nga Liga e Kombeve!
Në këtë sfidë, i gjithë ekipi arbitrues do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.
LEXO EDHE: Fitorja në Serbi rikthen interesin për Kombëtaren, ja sa tifozë priten sot në ‘Air Albania’!
Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.
Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare.
Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.