Künefe është ëmbëlsira më e dashur për qytetarët turk. Tashmë ato pak ëmbëltore që kanë mbetur pas tërmetit shkatërrimtar, dëshirojnë medoemos ta mbajnë gjallë këtë traditë. Sheshi qendror i qytetit, ku njerëzit uleshin për të shijuar një künefe, është mbuluar me rrënoja. Vetëm statuja e një mjeshtri të künefe-s qëndron e palëkundur në mes të gërmadhave.
Engin Dinç, i cili rihapi dyqanin e tij të dëmtuar disa javë pas tërmeteve të fundit, thotë se kjo ngjarje tragjike nuk do të harrohet kurrë.
Disa ditë pas tërmeteve, përgatita kunefen e parë për vete dhe gruan time. Mu duk kunefeja më e mirë që kisha përgatitur ndonjëherë. Më shijoi, ishim gjallë. Aty e kuptuam se duhet të përshtateshim me rrethanat e reja për të mbijetuar.
Shumica e klientëve tani janë punonjës të forcave të sigurisë, që arrijnë të përballojnë blerjen e künefe-s. Megjithatë, edhe banorët që kthehen për të mbledhur gjërat nga shtëpitë e tyre të shkatërruara, gjithashtu ndalen dhe hanë një künefe. Kjo ëmbëlsirë me fije kadaifi, djathë të shkrirë, sherbet dhe stika, i kujton atyre jetën para tragjedisë dhe për disa momente ata ndihen të lumtur.