Bota

Emigrantët e paligjshëm, Trump nuk tërhiqet: Do të arrestojmë prindër e fëmijë

Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin e Shteteve të Bashkuara. Kjo përsa kohë zgjasin procedurat e Emigracionit. Në fakt, zgjidhja që Drejtësia i dha në ‘97-ën çështjes, u interpretua si kërkesë ndaj Departamentit të Sigurisë Kombëtare që të lirojë fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e paraburgimit, pas 20 ditësh. Por, për Administratën Trump nuk ka zgjidhje tjetër.