Gossip Showbiz

Emily Ratajkowski kritikon ashpër misionin e Blue Origin! “Fluturimi me gra në hapësirë është i kotë dhe…”

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka reaguar ashpër ndaj misionit të fundit të kompanisë “Blue Origin”, i cili për herë të parë përfshiu një ekuipazh tërësisht me gra. Në një video të postuar në TikTok, ajo e quajti udhëtimin 11-minutësh të neveritshëm” dhe një shenjë të qartë të fundit të botës”.

Ratajkowski vuri në pikëpyetje qëllimin dhe ndikimin e këtij misioni, duke kritikuar faktin që promovohen mesazhe për ruajtjen e Tokës, ndërsa përdoren raketa që dëmtojnë mjedisin.

Ajo u shpreh e zhgënjyer nga përdorimi i burimeve për një projekt të tillë, duke pyetur:

Sa burime u harxhuan për të dërguar këto gra në hapësirë? Dhe për çfarë qëllimi? Cili ishte mesazhi?

Në këtë udhëtim hapësinor morën pjesë emra të njohur si këngëtarja Katy Perry, gazetarja Gayle King, aktivistja Amanda Nguyen, shkencëtarja Aisha Bowe, regjisorja Kerianne Flynn, si dhe Lauren Sanchez, e fejuara e miliarderit Jeff Bezos, themelues i Amazon dhe Blue Origin.

Reagimi i Ratajkowskit ka ndezur debate në rrjete sociale, me shumë ndjekës që ndajnë të njëjtin shqetësim për mjedisin dhe qëllimet e udhëtimeve hapësinore me natyrë simbolike.