Aktualitet

Era e fortë, përmbyset kamioni i tretë brenda ditës në vend

Ndërsa vendi është mbërthyer nga moti i keq, me erë të fortë, dëborë e temperatura të ulta, një tjetër kamion u përmbys sot, i treti brenda ditës. Aksidenti i rradhës ndodhi në aksin Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë Qelë. Fatmirësisht, edhe kësaj here nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Më herët gjatë ditës, dy kamionë u përmbysën në superstradën Lezhë-Milot.