Showbiz

Errësirë totale në sfilatën e “Gucci” të pranishmit përdorën elektrik dore

Ditën e kaluar në Romë u prezantua koleksioni i ri i markës “Gucci” i punuar nga stilisti Alessandro Michele i cili shfaqi edhe një vizion të ri.

Me sloganin “Trupi im, zgjedhja ime”, modelet parakaluan në sfilatë ku gjithçka ishte në errësirë totale.

Të pranishmit në këtë sfilatë kishin të gjithë nga një elektrik dore që duhet ta drejtonin nga modelja për të parë veshjen. Një pasarelë jo e zakonshme por  e qëllimtë.

Stilisti i famshëm shpjegoi se të punosh në industrinë e modës është sikur të jesh një arkeolog dhe duhet të zbulosh diçka me vlerë. Në këtë rast elektriku i dorës ashtu si në arkeologji ndihmon në gjetjen e objekteve.

Të pranishmit e drejtonin elektrikun tek veshja që donin të shihnin duke transmetuar ndjesinë sikur po kërkonin diçka me vlerë.