Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur.
Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk ekziston. Në këtë kuadër, Veliaj tha se ky ishte një kurth i sajuar, një kurth anonimësh, nga ata që kanë mentalitetin dhe kulturën linçuese.
LEXO EDHE: Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë…
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave, Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur. E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve.
Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha ai.
LEXO EDHE: Ish deputeti i PD-së Belind Këlliçi paraqitet në SPAK!
Top Channel