Në puntatën e djeshme të “Për’puthen” u transmetua takimi te ‘Laboratori’ i Katerinës me tre nga djemtë konkurrentë.
Në këtë takim, Rindi, Krisi dhe Arlindi prezantuan veten, ndërkohë edhe Katerina i ngacmonte me pyetjet e saj. Teksa Krisi, njëri nga djemtë tha se kishte një hotel të tij, konkurrentja shtoi:
“Është luksoz, i madh? Për mua ka rëndësi gjithmonë madhësia”.
Ndërsa konkurrentit tjetër, Arlindi që tregoi se ishte specialist IT dhe se kishte dy vite që nuk merrej me ndërtimin, Katerina i tha:
“Po unë të zgjodha për ndërtimin ty se ajo do të thotë se ke të ardhura”.
Nga ana tjetër, djali i tretë Rindi vijoi duke thënë se aktualisht ishte i papunë dhe kishte bërë kurs berberi.
“Mua më pëlqen që mashkulli të jetë pak gango”, i tha Katerina.
Ndërkohë kur moderatorja Megi Pojani e pyeti se si iu duk takimi, konkurrentja tha:
“Ishte takim i mirë. Prisja më shumë nga Krisi, të ishte më i hedhur. Rindi ishte pak më seksi se të tjerët”.