Bota Tech

Duket e pazakontë që flini 419 metra nën tokë, por ky hotel jua mundëson këtë eksperiencë në…

I përbërë nga katër kabina private me dy krevate dhe një dhomë shpelle me një krevat dopio, një zonë ngrënieje dhe tualete, Deep Sleep është një hotel ndryshe nga çdo tjetër. I vendosur thellë brenda një pjese të minierës së braktisur të argjilit Cwmorthin, 419 metra nën tokë, ai po reklamohet si hoteli më i thellë në botë. Nëse ky tingëllon si lloji i vendit ku do të dëshironit të kalonit natën, dijeni se jo vetëm që do të duhet të paguani deri në 550 paund (688 dollarë) për natë, dhe të përshkoni një rrugë ‘të pjerrët dhe sfiduese’ përmes boshteve të vjetra të minierës për të arritur atje.

Hoteli Deep Sleep u përurua në prill të vitit 2023 nga kompania e aktiviteteve në natyrë ‘Go Below’ dhe është i hapur vetëm një natë në javë, të shtunave. Klientët fillojnë duke bërë rezervime online, dhe të shtunën në mbrëmje fillojnë aventurën e tyre duke udhëtuar drejt bazës “Go Below” pranë qytetit Blaenau Ffestiniog, ku udhërrëfyes të trajnuar presin t’i shoqërojnë në hotelin nëntokësor.

Pas një ecjeje 45-minutëshe nëpër male, vizitorët pajisen në një vilë të vogël dhe përgatiten për zbritjen e tyre në minierën e braktisur Cwmorthin, minierën më të madhe të braktisur të argjilit në botë. Rruga sfiduese përbëhet nga shkallë të vjetra, ura të braktisura dhe litarë të lirshëm, dhe arritja në hotel zgjat rreth një orë.

Pasi mbërrijnë në “Deep Sleep Hotel”, vizitorët shijojnë një pije të ngrohtë dhe një vakt në stilin e ekspeditës. Temperatura në hotelin më të thellë në botë mbetet konstante 10 gradë Celsius gjatë gjithë vitit, por kabinat e izoluara trashë thuhet se janë mjaft komode. Ato gjithashtu kanë ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe madje edhe Wi-Fi përmes një kablli ethernet një kilometër të gjatë nga një antenë 4G në sipërfaqe.

Hoteli Deep Sleep mori titullin e “hotelit më të thellë në botë” nga një suitë në Minierën e Argjendit Sala të Suedisë, në 154 metra nën tokë.