Lifestyle

Është më e thjeshtë nga e mendonit! Zbuloni trukun e thjeshtë për heqjen e njollave të vajit nga rrobat!

Ekspertja australiane e pastrimit Chantel Mila, e njohur në TikTok si “Mama Mila”, ka zbuluar një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të larguar njollat e vajit nga rrobat, qoftë ato të freskëta apo të vjetra – dhe më e mira, pa pasur nevojë për fërkim të fortë.

Njollat e vajit njihen për vështirësinë që paraqesin gjatë pastrimit, për shkak të natyrës së tyre hidro-rezistente.

Vaji nuk tretet në ujë dhe kështu depërton thellë në fibrat e rrobës, duke i bërë njollat rezistente ndaj shumë pastruesve të zakonshëm.

Por Mama Mila ka ndarë me ndjekësit e saj një zgjidhje të thjeshtë me vetëm dy përbërë që mund të keni në shtëpi:

Cilët janë përbërësit?

– Lëng për larje enësh (detergjent)

– Sodë buke

Si të veproni?

1. Vendosni një pjatë ose sipërfaqe të fortë nën zonën e njollosur për ta mbështetur.

2. Aplikoni pak detergjent direkt mbi njollë.

3. Shtoni sipër një sasi të vogël sode buke dhe lëreni për 10 minuta që të veprojë.

4. Nëse dëshironi, mund të përdorni një furçë të butë për të fërkuar lehtë zonën.

5. Më pas, lajeni rrobën në lavatriçe si zakonisht.

Ky truk praktik është bërë viral në TikTok dhe ka marrë vlerësime pozitive nga përdorues që pretendojnë se ka shpëtuar rrobat e tyre të preferuara nga njollat më të vështira.