Celebrities

“Është në gjendje të rënduar”/ Mamaja e Inës kundër Keijsit? E zbulon miku i saj i ngushtë…

Miku i ngushtë i Inës, i ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për gjendjen emocionale të nënës së banores, si edhe për opinionin që ajo ka lidhur me lojën e Inës brenda shtëpisë së Big Brother. Ai ka treguar se mamaja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, për shkak të gjykimit që, sipas tij, i është bërë vajzës së saj. Megjithatë, ajo nuk ka shprehur asnjë opinion kundër marrëdhënies së Inës me Keijsin.

Mamaja është në gjendje të rënduar. Ajo nuk do që Ina të dalë. Po kush është ai prind që do ndihej mirë që vajza e saj të gjykohej në mënyrë kaq masive kur në fund të ditës në çdo edicion Big Brotheri ose Përputhen, trekëndëshat kanë ekzistuar.

Unë mendoj që meraku prindëror të bën ta duash vajzën tënde larg çdo lloj personi që deri diku mund të rrezikojë imazhin. Sidomos për faktin që prindërit tek vajzat e shohin si gjë  më delikate dhe mashkullin si rrezik për fëmijën e tyre. Po megjithatë nuk më ka shprehur asnjë opinion kundër Keijsit.