Celebrities

Tre politikanë e kanë kontaktuar menjëherë pas daljes, ish-banori i BBV5 Ilir Vrenozi: Me Berishën…

Ilir Vrenozi, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, ka folur hapur për përvojën e tij pas largimit nga gara dhe për mbështetjen që ka marrë nga figura të njohura politike. I ftuar në emisionin “Fan Club”, ai tregoi se menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother-it ka marrë telefonata mbështetëse nga tre politikanë të Partisë Demokratike: Ervin Salianji, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi. Sipas Vrenozit, këto telefonata ishin një shenjë vlerësimi dhe përkrahjeje morale për vendimin e tij dhe për mënyrën se si ishte paraqitur gjatë qëndrimit në reality show.

Ai theksoi se nuk e kishte pritur një reagim kaq të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë nga figura politike, çka e ka bërë të ndihet i respektuar dhe i mbështetur. Përveç këtyre kontakteve, Vrenozi zbuloi se ka zhvilluar edhe një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Edhe pse nuk hyri në detaje të plota rreth përmbajtjes së bisedës, ai la të kuptohej se komunikimi ka qenë pozitiv dhe miqësor.

Me Berishën kam folur po me Ramën s’kam lidhje. Ervin Salijani më ka telefonuar, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi, këta politikanë më kanë telefonuar. Më komplimentuan “Bravo, bravo”.