Një debat i tensionuar është zhvilluar sot në emisionin “Fan Club”, ku opinionistja Françeska Murati është përplasur ashpër me motrën e Kejsit, banorit të “Big Brother VIP 5”. Gjatë diskutimit, Françeska komentoi lojën e Kejsit në raport me dy konkurrentet e tjera të shtëpisë, Inën dhe Stelinën, duke i cilësuar ato si “mashtruese”. Këto deklarata kanë ngjallur reagimin e menjëhershëm të motrës së Kejsit, e cila u shfaq e prekur nga fjalët e opinionistes dhe i kërkoi Françeskës të mos ofendonte vëllanë e saj. Debati u shoqërua me tone të larta dhe tension në studio.
Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.
Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Keijsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vetë i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.
Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishë një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.
Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet.
Françeska: Unë nuk prish familje.
Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos iu drejto fare. Absolutisht fare, kur të vijë Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Keijsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaji për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.
Françeska: Atë gishtin ta kthejë te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.
Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familjar dhe vëllain tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë t’ia numërojë Keijsit. Ne kemi një familje jashtë.