A Live Night Celebrities Music

Eugent Bushpepa do të jetë artisti i kësaj jave në “A Live Night”!

A Live Night është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e ‘A Live Night’ dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit, Ronela Hajatit, Capital T dhe Soni Malajt një tjetër artist konfirmohet ekskluzivisht për ju! Bëhet fjalë për një ndër artistët më të mirë të rrymës rrok dhe alternative metal në Shqipëri, Eugent Bushpepa.

https://www.instagram.com/p/CeJRNEVNEqj/?utm_source=ig_web_copy_link

Artisti do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme. Ndërkohë për të gjithë ju që ditën e djeshme nuk keni mundur dot të ndiqni rrëfimin dhe performancat live të këngëtares Soni Malaj mund të klikoni këtu.