Europa pritet të vendosë sot për heqjen e rregullit të ndryshimit të orës. Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga lëvizja me një orë e akrepave tëë orës në periudhën e verës dhe të dimrit. Vendimi vjen pasi shumica e qytetarëve të intervistuar të bllokut u shprehën njëzëri kundër ndryshimit. Qytetarët që u ankuan më shumë ishin ata nga Gjermania.