Bota

Europa zotohet ta shpëtojë paktin bërthamor me Iranin

Pas tërheqjes amerikane, Europa zotohet të shpëtojë paktin bërthamor me Iranin. Britania, Franca dhe Gjermania thanë se do të punojnë me palët e mbetura në marrëveshje, ndërsa nxitën Amerikën që të mos pengojë zbatimin e marrëveshjes. Firmëtarët e tjerë të dokumentit të 2015-ës, Rusia e Kina, gjithashtu theksuan mbështetjen për marrëveshjen.