Sipas EUROPOL-it, 68 veta kanë humbur jetën në vitin 2017 nga sulmet terroriste që lanë pas edhe 844 të plagosur. Në raportin e fundit mbi terrorizimin thuhet se nuk ka pasur kthim të madh të luftëtarëve europianë që shkuan për të luftuar përkrah grupit militant të ISIS-it, në Lindjen e Mesme, por ata kanë frymëzuar sulme brenda kontinentit. Shefi i Qendrës kundër terrorizimit në EUROPOL Manuel Navarrete, tha se “kërcënim kryesor janë luftëtarët e kthyer, ndonëse numri i tyre është i vogël”.