Politikë

Eurot në “Toyota”, Balla: Të hetohem. Basha, lidhje me grupin kriminal

Taulant Balla reagoi sërish sot, një ditë pas akuzave të Lulzim Bashës se ai ishte garanti i 3.4 milionë eurove që vinin nga Belgjika, që u sekuestruan në Portin e Durrësit, në dy makina Tojota. Numri dy i Partisë Socialiste hodhi poshtë çdo pretendim: “Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale, jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të mbroj gjyqin m’u në sheshin Skënderbej, nëse do kem lidhje me këta.” Balla akuzoi Bashën se rrezikoi operacionin e Policisë në rastin e bllokimit të eurove. Kreu i grupit socialist tha se ka bërë verifikimet e tij dhe kishte këtë mesazh për kryedemokratin: “Në fund të kësaj historie Basha i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje.I kam gjetur disa lidhje të Bashës me këtë grup kriminal. Unë do t’i ruaj për të enjten në seancë plenare disa surpriza për Bashën.” Sipas Lulzimn Bashës, 3.4 milionë eurot i përkisnin një grupi të trafikut të drogës, aktiv në Elbasan, që kishte garanci nga Taulant Balla.