Mijëra vetë u evakuuan nga brigjet e Floridës, ndërsa rajoni përballet me stuhinë nëntropikale, “Alberto”. Kjo është stuhia e parë që prek tokën për sezonin e uraganëve, që zyrtarisht fillon më 1 qershor. “Alberto” pritet të sjellë reshje të dendura dhe erëra deri në 100 km në orë. Nga Mississippi deri në Georgian perëndimore pritet të bjerë deri në 30 cm shi, ndërsa zonat e ulëta pritet të përmbyten.