Ngjarja më rëndësishme e futbollit amerikan bashkon këtë vit dy nga këngëtaret më të famshme në botë.
Këtë herë të ftuarat speciale të ‘Super Bowl’ do të jenë Jennifer Lopez dhe Shakira. Dy yjet e muzikës do të performojnë gjatë pushimit të madh që quhet “Super Bowl Half Time Show” dhe do të dhurojnë një spektakël të vërtetë.
Këtë gjë e kanë konfirmuar vetë artistet nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ndeshja e madhe do të mbahet më 2 shkurt të vitit të ardhshëm.
Deri atëhere, Shakira dhe J-Lo do të jenë duke bërë prova të vazhdueshme për performancat e tyre.