Ish-mbreti i paparacëve Fabrizio Corona dhe e dashura e tij Sara Barbieri janë në pritje të një fëmije, të parë së bashku dhe i dyti për Corona. Lajmin e ka bërë të ditur revista e përjavshme Chi, e konfirmuar nga vetë Corona dhe partnerja e tij, me të cilën është çift prej rreth tre vitesh tashmë. Për të dhënë lajmin, Fabrizio dhe Sara zgjodhën një restorant në Milano. Mes të pranishmëve ishte edhe vëllai i tij, Federico dhe e dashura e tij.
“Ne e morëm lajmin e mirë tri javë më parë, ia kam thënë tashmë djalit tim, Carlos dhe ai është shumë i lumtur. Ardhja e një fëmije, na ndihmon të gjithëve të shikojmë nga e ardhmja”-tha Corona. Çifti, ka pranuar se kanë nisur të mendojnë për një fëmijë rreth një vit më parë.