Fabrizio Corona ka marrë një paralajmërim të fortë nga Chiara Ferragni në lidhje me disa deklarata të bëra prej tij, të cilat lidhen me marrëdhënien e saj me Fedez.
Ky paralajmërim ka ardhur pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes të dyve rreth dy vjet më parë, e cila tashmë është shkelur nga gazetari italian.
Corona ka bërë të ditur se ka marrë një njoftim nga avokatin e Ferragni, Giuseppe Iannacone, duke iu kërkuar që të mos publikojë asnjë episod të ri të programit të tij “Falsissimo”, pasi do të përbënte një shkelje të privatësisë. Në një postim në Instagram, ai shpjegoi:
Avokati më tha se nuk mund të publikoj asgjë pasi do të isha në shkelje të privatësisë. Por më falni, nëse tashmë keni zbuluar çdo detaj të jetës suaj, si mund të quhet kjo shkelje privatësie?
Iannacone, avokati i Ferragni, ka reaguar duke theksuar se Corona kishte bërë deklarata të rënda që përfshinin akuza për një marrëdhënie jashtëmartesore të Chiara Ferragni, si dhe komentime të tjera që shkelin vlerat familjare dhe respektin për lidhjen e saj me Fedez.
Marrëveshja private, e nënshkruar më 15 shtator 2023, ka qenë shumë e qartë: Fabrizio Corona është angazhuar që të mos bëjë komente negative, ofenduese ose denigruese për jetën private të Ferragni dhe Fedez, për një periudhë 10 vjeçare.
Çdo shkelje e kësaj marrëveshjeje do të rezultonte në një dëmshpërblim prej 100 mijë euro për secilën shkelje, duke arritur një total prej 1.1 milionë eurosh.
Nëse Corona vazhdon të shkelë kushtet e marrëveshjes, Ferragni ka paralajmëruar se do të padisë gazetarin në gjykatë për të kërkuar kompensim financiar.