Platforma sociale më e madhe është gjobitur me plot 5 miliardë dollarë për shkak të skandalit të “Cambridge Analytica”.
Që prej vitit 2018 autoritet kishin filluar të hetonin rreth këtij skandali ku të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve u vodhën për qëllime politike.
Facebook është kompania e parë në botë që ka marrë gjobën më të madhe në histori ndërkohë që Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në SHBA ka deklaruar se nëse do të kishin marrë pëlqimin e përdoruesve, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur.