Fansat e Selena Gomez kanë shprehur zemërimin e tyre në mediat sociale pasi i dashuri i saj, producenti diskografik Benny Blanco, ndau detaje rreth fillimit të lidhjes së tyre. Gjatë një transmetimi në Twitch me Kai Cenat, Benny zbuloi se Gomez bëri lëvizjen e parë, një koment që disa fansa e konsideruan “të turpshëm” për yllin dhe aktoren e popit. Blanco tregoi se si u zhvillua takimi i tyre i parë.
Ai tha se 32 vjeçarja e kërkoi për darkë, duke vënë në dukje habinë e tij kur kuptoi se ishte një takim. “As nuk e kuptova se ishim në një takim”-tha ai, duke shtuar më pas se lidhja e tyre vijoi shpejt. Mediat sociale vërshuan me komente që akuzonin kantautorin për poshtërimin e Gomez, me një fans që komentoi: “Ai ka patur 100 raste për ta turpëruar atë dhe nuk ka humbur asnjë”.
Ndërkaq, në një intervistë të fundit me “The Hollywood Reporter”, Selena e përshkroi Blanco si partnerin më të sigurt që ka patur ndonjëherë. “Unë shoh një të ardhme me këtë person”-tha ajo, duke shtuar se lidhja e tyre ndihet ndryshe nga marrëdhëniet e saj të mëparshme. Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco thuhet se do të planifikojnë martesën e tyre, sipas “Life & Style”. Një burim i brendshëm ndau me mediat se: “Selena ka një vizion të qartë të asaj që dëshiron”.
Burimi vazhdoi të shpjegonte se Selena dëshiron të ketë një ceremoni në natyrë, dy fustane dhe ushqim të mrekullueshëm. “Gjëja e fundit që Benny dhe Selena duan është që të ftuarit e tyre të largohen të uritur”-tha gjithashtu burimi. “Selena do të donte një aromë të veçantë për ditën e madhe, një parfum që spërkatet mbi gjithçka”. Më parë, këto pretendime u vunë në dukje edhe nga një burim tjetër, i cili deklaroi se Selena dëshiron një martesë tradicionale me elemente të ushqimit të çuditshëm dhe të mahnitshëm.