Këngëtarja e famshme Miley Cyrus ditën e kaluar u përfshi në një situatë aspak të këndshme.
Teksa po dilte nga një hotel në Barcelonë me bashkëshortin e saj Liam Hemsworth një fans arriti ta puthë me forcë në turmën që gjendej para hotelit.
Fillimisht fansi u përpoq ta kapë nga krahu, më pas i ka tërhequr flokët derisa arriti ta puthë në ballë. Këngëtarja u largua menjëherë duke dalë para partnerit të saj për të hyrë në makinë.
Video-ja e xhiruar e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi online duke u transmetuar në lajme në vende të ndryshme të botës.
Pak orë më parë Miley ka reaguar me anë të platformave sociale duke e shpërndarë videon ku shkruante disa vargje nga kënga e saj më e re e albumit “She is Coming”, “Mother’s Daughter”.
“Ajo mund të veshë çfarë të dojë. Ajo mund të jetë e virgjër. Ajo mund të flejë me 5 njerëz të ndryshëm. Ajo mund të jetë me bashkëshortin e saj. Ajo mund të jetë me të dashurën. Ajo mund të jetë e zhveshur. Ajo NUK mund të kapet pa dëshirën e saj” ,-shkroi Miley në postimet e saj.