Pas shfaqjes për herë të fundit tre javë më parë të Alvin Berishës në emisionin “Le Iene”, vishet me mister ajo çfarë është duke ndodhur me të miturin shqiptar në Kampin Al-Hol. Fundjavën e shkuar u raportua se Alvini ishte nën kujdesin e Save the Children. Por e kontaktuar nga Top Channel, organizata britanike thotë se “Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e Save the Children në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai“.