Gossip Showbiz

Fatma Haxhialiu sjell në jetë fëmijën e saj të dytë!

Fatma Haxhiali, një emër shumë i njohur i showbiz-it shqiptar, disa muaj më parë zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë, diçka që na gëzoi të gjithëve.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku ndodhej në spital, duke njoftuar se është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një tjetër bekim, mbrëmjen e djeshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)

Ky moment i bukur ka emocionuar shumë miqtë dhe fansat e Fatmës, të cilët e kanë uruar për këtë bekim të dyfishuar.

Për Fatmën dhe të dashurit e saj, kjo periudhë është jashtëzakonisht e veçantë dhe ata po e kalojnë këtë moment të lumtur së bashku, duke festuar ardhjen e një anëtari të ri në familje.

Në këtë moment të gëzueshëm, kujtojmë se Fatma ka dhe një djalë, Kianin, dhe tashmë familja e saj është zgjeruar me një anëtar të ri.