FBI deklaroi se hakerat rusë kanë kompromentuar qindra-mijëra kompjutera nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme anembanë globit. Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme të ruterave që të ristartojnë dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur. Ndërkaq FBI mori OK-in nga gjykata për të sekuestruar një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë në më tepër se 50 shtete të botës.