Të martën, më 5 korrik, qielli në Dakotën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara, u ngjyros me një ngjyrë të gjelbër të habitshme dhe të pazakontë. Pamjet e fenomenit të rrallë natyror u postuan në rrjetet sociale nga qytetarë të habitur, madje edhe pak të shqetësuar dhe me shpejtësi bënë xhiron e botës, duke u bërë virale.
Ngjarja ka ndodhur paralel me një stuhi të fuqishme të quajtur “derecho”, siç shpjegohet nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së. Një “derecho” ndodh kur dëmi i shkaktuar nga stuhia përfshin një zonë prej të paktën 400 kilometrash dhe erërat e saj duhet të fryjnë minimumi 93 kilometra në orë. Stuhia që goditi Dakotën e Jugut, si dhe pjesën më të madhe të Iowa-s dhe Minesota-s, kishte erëra që frynin me shpejtësi rreth 100 milje në orë. Forca e saj ka lënë mbi 30,000 njerëz pa energji elektrike.
Going green this evening as a powerful derecho sweeps through Sioux Falls South Dakota with damaging winds and hail pic taken by Jaden #sdwx pic.twitter.com/DhW4yn8Dn5
— Brandon Houck ⚡️ (@HouckisPokisewx) July 6, 2022
“Derecho” ndodhi në një mënyrë veçanërisht të pazakontë në Sioux Falls, qyteti më i populluar në Dakotën e Jugut me rreth 200,000 banorë. Siç tregohet dhe nga pamjet, qielli ka marrë papritmas një ngjyrë të gjelbër. Por pse qielli u bë i gjelbër? Meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit Cory Martin e shpjegoi këtë në Twitter. Familja e shkencëtarit jeton pikërisht në Sioux Falls dhe fotografitë që ai mori e shtynë atë të publikonte një postim sqarues.
Ngjyra e gjelbër është e lidhur me shpërndarjen e dritës nga akulli dhe uji i ‘lënë pezull’ në re. Ndodh kur ka një gjendje ndriçimi të kuqërremtë, si për shembull gjatë perëndimit të diellit. Kur drita e kuqërremtë e shpërndarë nga atmosfera ndriçon pikat blu të ujit dhe akullit në re, ato do të duken sikur shkëlqejnë jeshile. Duhet një sasi e madhe e përmbajtjes së ujit brenda resë për të marrë këtë ngjyrë, që zakonisht do të thotë se një sasi e konsiderueshme akulli (kokrra të mëdha breshëri) duhet të jetë gjithashtu e pranishme.
The approach. @NWSSiouxFalls @keloland @dakotanews_now pic.twitter.com/NOl35jIlpt
— jaden 🥞 🍦 (@jkarmill) July 5, 2022
Pra, përbërësit kryesorë janë një gjendje e reve të lehta të kuqërremta dhe veçanërisht të rënda të ujit dhe akullit. Kur drita e kuqe kalon nëpër retë e ngarkuara me pika/akulli blu, ngjyrat përzihen duke i dhënë jetë gjelbërimit të veçantë. Sado spektakolar të jetë, fenomeni nuk duhet marrë lehtë. Në fakt, një qiell i gjelbër do të thotë se ka shumë akull pezull dhe një stuhi breshëri shumë e rëndë mund ta bëjë të shpërthejë. Ndonjëherë kokrrat mund të rriten aq sa topat e tenisit, ose më keq dhe të lëndojnë njerëz, si dhe të shkaktojnë dëme të rënda në makina dhe infrastrukturë. Me fjalë të thjeshta, nëse keni fatin ta shihni, është mirë të fotografoni qiellin e gjelbër nga një pozicion i mbrojtur.