Shuhen zërat për mundësinë e kalimit të Zinedine Zidane në pankinën e Francës. Presidenti i Federatës franceze të Futbollit, Noël Le Graët, konfirmoi se në drejtimin e “Bluve” do të jetë Deschamps deri në vitin 2020, kur edhe përfundon kontrata e tij. I pyetur për mundësinë që Zidane të marrë drejtimin e “gjelave”, kreu i qeverisë së futbollit transalpin theksoi se nuk ka komunikuar në asnjë mënyrë me ish-trajnerin e Realit të Madridit për këtë çështje.