Aktualitet

Fier, sërish protesta kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve

Banorët e Verrisë në Fier protestuan sërish sot kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, për të cilin sipas PD, qeveria ka dhënë 28.3 milion euro. Për më shumë se një orë, banorët bllokuan mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me materiale ndërtimi. Qytetarët kërkuan që të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre.