“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media udhëtoi në Kosovë, pas premierave në Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.
Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, tashmë do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.