Mediat greke raportojnë finalizim të marrëveshjes Greqi-Shqipëri për çështjet e nxehta mes dy vendeve. Në të përfshihet edhe kufiri detar, por jo konflikti për çështjen çame. Marrëveshja u mbyll në Rodos gjatë takimit mes kryediplomatëve Kotzias-Bushati. Mediat e shtetit fqinj thonë se orët në vijim nuk do të ketë të papritura, ndërsa flasin dhe për një takim privat për të zyrtarizuar akordin mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, në samitin e BE-së, më 28 dhe 29 qershor.