Sport

Fishekzjarre, bori makinash dhe flakadantët prishin gjumin e skuadrës së Kaljarit! Një natë e çmendur për tifozët e Napolit!

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A. Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se mbrëmë ekipi i trajnuar nga Davide Nikola nuk ka fjetur si duhet.

Kjo për shkak se një grup prej rreth njëqind tifozësh të Napolit të mbledhur në Fuorigrotta, jashtë hotelit ku po qëndron Kaljari, me skuterë dhe makina iu kanë borive dhe kanë hedhur flakadantë e fishekzjarre në parkingun e hotelit.

LEXO EDHE: Inzagi kujton ende finalen e humbur ndaj Mançester Sitit: Interi meritonte më shumë, të paktën… shtesat

Napoli është gati për festë. Askush nuk e mendon një çmenduri në 90 minutat e fundit kundër Kaljarit. Skuadra e Nikolës e siguroi mbijetesën në javën e parafundit dhe shkon e relaksuar, sigurisht për të respektuar kampionatin. Por supersticiozët napolitanë besojnë fort se ky është viti i tyre. Aq sa Liga e Serisë A ka bërë provat gjeneralë, duke vendosur në mesfushën e “Maradonës” podiumin e festës për të mos i lënë asgjë rastësisë. Në rast se Napoli shpallet kampion, sigurisht që do të marrë kupën përpara tifozëve dhe do të festojë. Mjafton një fitore, ose edhe një barazim nëse Interi nuk fiton në anën tjetër. Është programuar festë me autobusë të hapur dhe monitorë gjigantë në 53 komuna të ndryshme për të parë sfidën e fundit të kampionatit kundër Kaljarit. Janë gati për të festuar titullin e tyre të katërt në histori.

Videoja e këtij momenti po bën xhiron në rrjetet sociale.