Aktualitet

Tubimi i PD-së me molotovë dhe fishekzjarrë, procedohen penalisht 7 protestues!

Pas protestës së PD-së ditën e djeshme janë proceduar penalisht 7 persona.

Policia e Tiranës njofton se nga këta, 6 persona janë proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe deputeti Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë tubimit disa persona hodhën Molotov dhe lëndë piroteknike ku u lënduan 3 punonjës policie.