Celebrities Film & Tv

Fituesi i edicionit të parë të “Top Fest”, Stine rikthehet në Top Channel për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP 5

Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ernesti ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtaret apo edhe një ndër kantuatorët më të spikatur në trevat shqiptare.

Ai ka tre motra dhe një vëlla në Gjermani. Që i vogël ka qenë i dhënë pas muzikës dhe kërcimit, ai jepte mësime hip hopi në shkolla private dhe emigroi në Gjermani, ku ka fituar disa çmime.

Stine fitoi edicionin e parë të “Top Fest” në vitin 2004.

Shumë i përfolur për lidhjen e tij të dikurshme me moderatoren Roza Lati, aktualisht ai është i martuar (pa dasmë, edhe pse nusja ia ka kërkuar vazhdimisht një të tillë), me një vajzë.

Është shumë i qetë, thotë se është personi i fundit në një dhomë që humb kontrollin.

Ai banon në Tiranë ku e ka edhe studion e tij Stine Records. Shumë prodhime muzikore, shumë hite dhe shumë talente të reja kanë dalë nga kjo studio.