Autobusi i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje.
Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.