Bota

Autobusi i turistëve u përmbys, viktima e të plagosur në Meksikë!

Aksident tragjik në perëndim të Meksikës. Një autobus me turistë doli nga rruga dhe u përmbys pranë qytetit Amatlán de Cañas. Sipas autoriteteve vendase, mjeti transportonte vizitorë nga shteti Halisko.

11 persona humbën jetën dhe të paktën 30 u plagosën. Gjashtë pasagjerë u gjetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Shkaqet ende mbeten të paqarta. Ky është vetëm një nga aksidentet me pasoja fatale që regjistrohen shpesh në Meksikë.

Referuar medias vendase, vetëm shtatorin e kaluar, një tren mallrash përplasi një autobus dykatësh në qendër të Meksikës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 vetëve e plagosjen e mbi 60 të tjerëve.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2025, mbi 40 persona humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Tabasko drejt Kankunit u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët.