Aktualitet

Fleckenstein: Për Shqipërinë vazhdon diskutimi lidhur me negociatat

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein konfirmon se për vendin  tonë, vazhdon diskutimi lidhur me negociatat, pasi ka rezerva, sidomos nga pala franceze. Sipas tij, “Parisi i mëshon idesë se BE-ja duhet të reformohet një herë vetë, pastaj të mendojë zgjerimin e mëtejshëm”. Ndërkaq, hedh poshtë zërat se dhënia e dritës jeshile për Shqipërinë, po kushtëzohet me pranimin e kampeve të refugjatëve në territorin e saj.  “Nëse flitet për kushte, ato do të lidheshin me Vetting-un e nevojën për të treguar se Reforma në Drejtësi, nuk po bëhet vetëm për të çelur bisedimet”, – thotë eurodeputeti Fleckenstein.