Showbiz

Flokët e Beethoven në ankand me një shumë marramendëse

Një copëz historie do t’i përkasë shumë shpejt një blerësi të lumtur.

Bëhet fjalë për disa fije floku nga kaçurrelat e muzikantit legjendar Ludwig van Beethoven. Kjo tufë flokësh është prerë nga vetë muzikanti si dhuratë për mikun e tij pianist Anton Halm në vitin 1826.

Dhurata të tilla për njerëzit në rrethin e ngushtë shoqëror ishin të zakonshme në shekullin e 18-të dhe 19-të.

Flokët janë pjesë e dorëshkrimit të rëndësishëm të Sotheby ku përfshihen libra dhe pjesë të tjera muzikore. Flokët e Beethoven priten të dalin në ankand për 15 deri në 19 mijë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që flokët e tij kanë dalë në shitje pasi Sotheby kishte në pronësi edhe një tufë tjetër që është prerë ditën e vdekjes së artistit në vitin 1827. Kjo tufë flokësh është shitur në vitin 1994.

Tufa e dytë e flokëve që pritet të shitet së shpejti qëndron në një kornizë ovale prej xhami e siguruar nga një fije mëndafshi.