Aktualitet

FOTO/ U arrestua për vrasjen e Irakli Davellës, kush është Jenis Tulja me dy emra

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqiptarit, Irakli Davella dhe plagosjen e Etmond Hysës.

Jenis Tulja rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Në sistemin e policisë greke rezulton i riregjistruar edhe si Denis Ruci.

LEXO EDHE: U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Mond Hysës, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve

Vëllai i tij, Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.
Të dy të dyshuarit për vrasje rezultojnë banorë prej vitesh të Athinës.

Davella u ekzekutua më 15 dhjetor të vitit që lamë pas në Thermomakedonon, Arhinë.

LEXO EDHE: Detaje nga atentati mafioz në Athinë/ “Viktima me precedent të rëndë kriminal”, mediat greke: Autorët vodhën një makinë dhe u nisën drejt…

Top Channel