Për të tretën ditë rradhazi, Franca regjistroi mbi 1 mijë e 300 raste të reja me koronavirus, një fenomen që shtypi vendas po e përshkruan si “efekti pushime”. Në 24 orët e fundit u evidentuan 15 vatra të reja që e çojnë në 157 numrin e atyre që po mbahen nën vëzhgim në të gjithë territorin francez. Sipas autoriteteve, “21% e këtyre vatrave janë pasojë e grumbullimeve familjare për pushime apo ceremoni martesore”.