Bota

Francë, evakuohet kampi më i madh i emigrantëve

Policia franceze ndërhyri sot, duke evakuuar kampin më të madh të emigrantëve në kryeqytet. Në të jetojnë 1 mijë e 700 persona, kryesisht nga Sudani, Somalia dhe Eritrea, të vendosur në tenda të improvizuara nën unazën e Parisit. Ministria e Brendshme deklaroi se emigrantët do të përfitojnë nga “strehimi i përkohshëm” në disa zona të kryeqytetit francez.