Një autoportret nga Frida Kahlo vendosi një rekord të ri në ankand për artisten meksikane, duke u shitur për 54.7 milion dollarë (përfshirë tarifat) në Sotheby’s në Manhattan. Në fokus, arti surrealist. Katër minuta oferta çuan në ndërrimin e pronarëve për pikturën, që daton në vitin 1940, një vit i trazuar në jetën e piktores.
Piktura e përshkruan artisten duke fjetur në një shtrat me katër shtylla, me një skelet prej letre të qeshur sipër saj. E titulluar “El sueño (La cama)”, vepra eksploron një nga temat e përsëritura të Frida Kahlos: vijën e hollë midis gjumit dhe vdekjes.
Rekordi i mëparshëm i mbajtur nga një tjetër piktore e madhe është thyer. Deri më tani, rekordi mbahej nga një pikturë e artistes amerikane Georgia O’Keeffe. Piktura e vitit 1932 “Jimson Weed/White Flower No. 1” u ble për 44.4 milion dollarë.