Showbiz

“Friends” do të ribashkohen?!

“Friends” është padyshim një prej serialeve më të pëlqyer të të gjitha kohërave edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite që nga realizimi i tij.

Vitet e fundit gjithmonë është përfolur për një ribashkim të kastit për të krijuar disa seri të reja ose ndonjë film por ata nuk kanë rënë dakort.

Jennifer Aniston ditën e kaluar ka dhënë një intervistë për Ellen DeGeneres ku ka rrëfyer se ëndrra e fanatikëve të “Friends” mund të bëhet realitet.

“Vajzat duan të bëjnë një ribashkim, po ashtu edhe djemtë, çdo gjë mund të ndodhë” ,-tha ajo gjatë intervistës.