Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, piloti italian Michele Pirro pësoi një aksident shumë të rëndë. Motori Ducati humbi kontrollin me 300 km/h ndërsa piloti u përplas dhunshëm me muret mbrojtëse të pistës së Muxhelos. Piloti u transportua menjëherë në spital. Doktorët thonë se ka pësuar dëmtime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën.