Tech

Funksioni i klonimit të pajisjeve të Honor, çfarë duhet të dini!

Honor para disa muajsh prezantoi funksionin AI Connect, i cili lejon transferimin pa tela të skedarëve midis pajisjeve Honor dhe atyre me sistemin iOS të Apple. Tani, ky brend ka prezantuar një funksion të ri të klonimit të pajisjeve, i cili është i përputhshëm me Android, iOS dhe HarmonyOS Next të Huaweit. Honor ka përmirësuar aplikacionin e tij Device Clone për të mbështetur klonimin nga dhe në pajisje që përdorin këto tre sisteme operative.

Kjo u mundëson përdoruesve të transferojnë të dhënat lehtësisht nga një pajisje në tjetrën përmes procesit të klonimit, pa pasur nevojë për pajisje shtesë apo aksesorë. Me këtë, Honor bëhet marka e parë që mbështet transferimin e të dhënave nga pajisjet me sistemin operativ HarmonyOS Next. Për të klonuar një pajisje të vjetër, përdoruesit e një smartphone Honor duhet të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin Device Clone nga dyqani zyrtar i aplikacioneve si në pajisjen e re, ashtu edhe në atë të vjetrën. Aktivizoni funksionin Device Clone.

Në pajisjen e re, hapni Settings. Zgjidhni System & Updates, pastaj prekni Device Clone. Shtypni This is a new device dhe zgjidhni llojin e pajisjes së vjetër (për shembull HarmonyOS). Në pajisjen e vjetër ndiqni të njëjtat hapa, por zgjidhni This is an old device. Skanoni kodin QR që shfaqet në pajisjen e re me smartphonen e vjetër për të lidhur të dyja pajisjet. Zgjidhni të dhënat që dëshironi të transferoni dhe klikoni Next për të përfunduar procesin.