Sport

Fushë Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut

“Skënderbeu” denoncoi dhunën ndaj tre lojtarëve të tij në Stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, para ndeshjes me Kastriotin, që po luhet prej orës 14:00. Në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi korçar flet për hyrjen e personave të pa’autorizuar, të cilët dhunuan Oto John-in, Kristi Vangjelin e Idriz Toskiç-in. Gjithashtu, “Skënderbeu” denoncoi mungesën e forcave të rendit në mjediset e stadiumit. Takimi Kastrioti-Skënderbeu zhvillohet në kuadër të Javës së 20-të të Kampionatit Shqiptar të Futbollit.