Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera.
Rikthimi i Eglit, emocionet e forta në prime, por edhe veshja e saj e bardhë, ja si u komentuan.
Personazh është edhe te ‘prime’ me Ledionin, kur qante. Fustani i bardhë që kishte veshur ishte fustani i hakmarrjes. Nuk veshi të zi për të mos qenë personazhi negativ. Nusja që ti nuk do të kesh kurrë, ishte kuptimi i fustanit.
A do të kthehet më ajo në krevat me Gjestin?
Edhe mund të kthehet në krevat me Gjestin, i justifikon me ndjenjën, lotët në ‘prime’ ishte karremi për publikun, për Gjestin… Qëllimi i atij që krijon është që produkti të shitet.
Si shpjegohet rritja e ndjekësve të Instagramit të saj, pas daljes nga “BBV”?
Ne si popull nuk të ndihmojmë kurrë. Nuk e dimë çfarë është të ndihmosh dikë. Ti që kur e përmend nuk ke ndihmuar, ke kënaqur veten tënde. Njerëzit ndjejnë empati se duket sikur bëhen njësh me personazhin, të mëshirojnë.
A do e fitojë Egli “BBV”?!
Absolutisht jo. Pak vëmendjen ia rrëmbeu 9 ditëshin e saj të famshëm, por nuk e besoj që e fiton.